Velipoja, e preferuar për pushuesit, ka më shumë pastërti, rregull dhe qetësi

Velipoja është kryefjalë e këtij sezoni turistik në veriun e vendit dhe pastërtia që gjejnë në këtë pikë turistike është një nga arsyet pse pushuesit zgjedhin këtë pikë turistike në territorin e Bashkisë Shkodër.
Ato vlerësojnë se këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, ka një përmirësim të dukshëm të shërbimit të pastrimit. Vetë pushuesit shprëhen të kënaqur me atë çfarë gjejnë në Velipojë dhe deklarojnë se nuk do ta braktisin këtë pikë turistie.
Një tjetër element, që për pushuesit këtë vit ka pasur një domethënie të veçantë, ka qënë hapësira publike dedikuar pushuesve në Velipojë, por edhe prezenca e efektivëve të Policisë Bashkiake dhe Policisë se Shtetit.
35 kilometra nga qyteti i Shkodrës, Velipoja është sot një nga qendrat turistike më të vizituara në pjesën veriore shqiptare.