Velipoja mirëpret pushues të shumtë, pushuesit e preferojnë për rregullin dhe pastërtinë
Ndonëse jemi në fillim të sezonit, Velipoja po pret pushues të shumtë vendas, por edhe të huaj.
Çmimet normale dhe cilësitë që të ofron ky plazh kanë bërë që pushuesit t’i qëndrojnë besnik kësaj pike turistike.
Në ndryshim nga vitet e kaluara, vërehet se hapësirat publike në bregedetin e Velipojës janë shtuar. Gjithashtu, një vëmendje i është kushtuar edhe sistemimit dhe pastërtisë në plazh.