Velipoja plazh edhe në tetor / Temperaturat e larta po shfrytëzohen nga pushuesit për ujin dhe rërën
Bregdeti i Velipojës po frekentohet për plazh edhe gjatë kësaj periudhe
Pushuesit të ardhur kryesisht nga Kosova po shijojnë një verë të dytë,
të cilët duket se i janë rikthyer plazheve, edhe gjatë ditëve të javës.
Disa prej frekuentuesve të plazhit të Velipojës vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit .
Por, ka edhe nga ata pushues që pushimet në këtë periudhë të viti i kishin planifikuar për të shmangur mbipopullimin që bregdeti i Velipojës ka gjatë sezonit
Temperatura të tilla do të mbizotërojnë edhe gjatë kësaj jave, duke ftuar akoma më shumë pushues në bregdet.