Velipoja plot edhe në shtator, sezoni veror nuk është akoma afër përfundimit në këtë plazh

Velipoja në shtator zakonisht është më e qetë krahasuar me muajt e verës si korriku dhe gushti, kur është sezoni kulmor i pushimeve. Por ja që ka ndodhur e kundërta. Kjo e dielë shtatori ishte e mbushur plot me pushues, sikur të ishte piku i sezonit. Më së shumti dominojnë pushuesit nga Kosova, të cilët tregojnë se nuk e kanë ndër mend ta braktisin asnjë vit këtë plazh, tek i cili vlerësojnë çmimet e arsyeshme, pastërtinë, kulinarinë dhe mikpritjen.
E lakmuar për pastërtinë e ujit dhe për gjerësinë e bregut ranor, Velipoja nuk është vetëm destinacion ideal familjar, por ideal edhe për sportet e ndryshme, sidomos ato ujore.