Velipojë – Shëngjin, aksi strategjik i turizmit, banorët: Do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e zonës
![velipoje shengjin](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2025/02/velipoje-shengjin.jpg?fit=1024%2C659&ssl=1)
Dy plazhet më të mëdha të veriut, Velipoja dhe Shëngjini, nga 1 orë e 20 minuta larg njëra-tjetrës, distanca mes tyre do të reduktohet në vetëm 20 minuta me aksin e ri që po shkon drejt përfundimit.
Rruga e re prej 15 km, një financim i qeverisë shqiptare, do të hapet këtë sezon veror. Aksi konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin e turizmit në Bashkinë Shkodër.
Banorët e fshatrave, ku kalon kjo rrugë, shprehen për mikrofonin e RTSH- së se investimi do të ketë ndikim edhe në ekonominë e tyre lokale.
Rruga e re panoramike Velipojë-Shëngjin, veçse peizazheve mbresëlënëse të Adriatikut, pritet të sjellë një rritje të numrit të vizitorëve duke nisur nga kjo verë si dhe investimeve në fushën e hotelerisë dhe turizmit.