Vëllezërit Kejn dhe Rajs kanë fituar finalen e tyre, ofrojnë pije falas për të gjithë

Në Gjermani, Anglia ka dy skuadra. Përveç lojtarëve më fushë, “Tre luanët” përfaqësohen denjësisht edhe nga familjarët e tyre. Kështu në pub-et e Berlinit kanë rënë në sy vëllai i Deklan Rajs dhe Herri Kejn.
Rrjetet sociale kanë ekspozuar gjestin e vëllait të Herri Kejnit, Çarli dhe vëllait të Deklan Rajsit, Konor, të cilët u kanë ofruar tekila falas tifozëve anglezë.
Pamjet janë bërë menjëherë virale me tifozët, të cilët kanë postuar në profilet e tyre në rrjetet sociale pamjet e pazakonta.