Vëllimi i ri i “Pena e Shkodrës”, botim i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës

Shoqata e Shkrimtarëve të Shkodrës organizon në mënyrë të vazhdueshme aktivitete që në fokus kanë jo vetëm librin dhe botimet e fundit , por edhe promovimin e shkrimtarëve të rinj. E tillë mund të konsiderohet edhe antologjia “Pena e Shkodrës”, një përmbledhje me krijime poetike dhe prozë nga autorët e rinj shkodranë dhe jo vetëm. Ajo ka nisur botimin e saj prej vitit 2016. Së fundmi ka dalë në qarkullim vëllimi i 8-të i saj.
Diçka tjetër e veçantë në këtë vëllim është edhe shtrirja gjeografike , pasi autorët nuk janë vetëm nga Shkodra. Evidentimi i vlerave krijuese mbetet objektivi kryesor i Shoqatës së Shkrimtarëve.
Pjesë e vëllimit të tetë të antologjisë “Pena e Shkodrës” janë edhe emra të shquar të letërsisë si: Stefan Çapaliku, Frano Kulli, Ridvan Dibra, Alfred Çapaliku etj.