Vëmendje për shëndetin mendor/ Organizatorët kërkojnë më shumë përkrahje ndaj kësaj shtrese të shoqërisë
Aktivitetet kushtuar Ditës Botërore të Shëndetit Mendor vijuan në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” teksa në kuadër të kësaj dite “Projekti Shpresa” në bashkëpunim me shkollën speciale “3 Dhjetori” organizuan veprimtari socio-kulturore me pjesëmarrjen e personave me aftësi ndryshe.
Organizatori Luigj Mila thekson faktin se duhet një vëmendje dhe përkrahje më e madhe për këtë shtresë të shoqërisë. Drejtuesja e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik në Bashkinë Shkodër Arlinda Kruja thotë se po përgatitet një strategji e re sociale me grupet e interesit. Aktiviteti u shoqërua me një program të larmishëm artistik.