Vende të lira në SPAK, ambasada e SHBA thirrje prokurorëve: Aplikoni për të çuar përpara misionin për drejtësi

spak

spak

Prokuroria e Posaçme (SPAK) shpalle dje (29 shtator) tre vende vakante për prokuror. Ambasada e SHBA i ka bërë thirrje prokurorëve të kualifikuar që të aplikojnë, për të çuar përpara, siç shkruan ambasada, misionin e SPAK për drejtësi me guxim.

Janë hapur vendet e lira të punës në SPAK! Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur thirrjen për tre vendet vakante të mbetura në SPAK. Të gjithë prokurorët e kualifikuar që plotësojnë kriteret ligjore dhe që dëshirojnë të çojnë përpara misionin e SPAK për drejtësi me guxim, integritet dhe pavarësi inkurajohen të aplikojnë”, shkruan ambasada e SHBA.

Afati i aplikimit është data 16 tetor. Prokurorëve do t’u lihet nja afat 2 javor për të shprehur interes.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.