Vendet bosh në KLGJ dhe KLP/ Institucionet nisin administrimin e kandidaturave
Institucionet që drejtojnë gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë do të rinovohen në përbërje për shkak të përcaktimeve që ka bërë Reforma në Drejtësi.
Të njohura si KLGJ dhe KLP këto trupa vendimmarrëse do të pësojnë ndryshime që nuk do prekin strukturën e tyre, por do të sjellin dinamikë tjetër në përbërje emërore.
Amerikanët të investuar drejtpërdrejtë në zbatimin e reformës në drejtësi lëshuan një komunikim publik në fund të muajit korrik, ku thuhej se vendet vakante brenda të dy Këshillave janë tashmë të hapura.
Ky rinovim i anëtarëve të Këshillit është kritik për mbrojtjen e reformës në drejtësi në Shqipëri, thotë ambasada amerikane.
Gjashtë anëtarë të rinj do t’i bashkohen çdo Këshilli, 3 anëtarë nga shoqëria civile dhe 3 anëtarë magjistratë me një mandat pesë-vjeçar.
Në secilin Këshill do të ketë një anëtar nga shoqëria civile, dy avokatë nga radhët e avokatëve, tre magjistratë që do të jenë ose prokurorë ose gjykatës në varësi të këshillave ku do të bëjnë pjesë.
Procesi për anëtarët e shoqërisë civile administrohet nga Kuvendi dhe kandidaturat dorëzohen deri të shtunën në 5 gusht.
Ndërsa për anëtarët magjistratë, afati i aplikimit është data 4 shtator 2023, procesi administrohet nga Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.