Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka publikuar mëngjesin e sotëm vendimet e datës 25 tetor.
Tirana, Kukësi dhe Erzeni janë dënuar me nga 100 mijë lekë gjobë për shkak të sjelljes së gabuar të spektatorëve. Kjo është mbledhja e dytë radhazi ku Tirana ndëshkohet me gjobë për shkak të sjelljes jo korrekte të tifozëve.
Laçi është paralajmëruar “se në bazë të nenit 6/1/a të KDS, në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF”.