f2a5f46e1ece456d801c0723a8b3be6e
Gjykata e Lartë e Kolorados të martën e shpalli Donald Tramp (Trump) të papërshtatshëm për të mbajtur sërish postin e presidentit amerikan.
Në një vendim historik, gjyqtarët urdhëruan që ai të hiqej nga votimi primar presidencial i shtetit, pasi përcaktuan se ai u përfshi në kryengritje më 6 janar 2021. Vendimi krijon një përballje të mundshme në gjykatën më të lartë të vendit për të zgjidhur nëse sulmi i 6 janarit në Kapitol përbënte një kryengritje dhe nëse përfshirja e Tramp e skualifikon atë nga kandidimi për postin.
Vendimi nga Gjykata e Lartë e Kolorados shënon herën e parë që një kandidat presidencial konsiderohet i pakualifikuar për postin sipas një dispozite të përdorur rrallë që ndalon kryengritësit të mbajnë poste.
“Shumica e gjykatës mendon se Tramp është skualifikuar nga mbajtja e detyrës së presidentit sipas Seksionit 3 të Amendamentit të 14-të”, shkroi në vendimin e saj gjykata, gjyqtarët e së cilës u emëruan të gjithë nga guvernatorët demokratë.
Tramp është zotuar se do të apelojë në gjykatën supreme amerikane.
“Ne kemi besim të plotë se Gjykata e Lartë e SHBA do të vendosë shpejt në favorin tonë dhe më në fund do t’i japë fund këtyre padive jo-amerikane”, tha Steven Cheung, një zëdhënës i fushatës së Trump.
Vendimi zbatohet vetëm për zgjedhjet paraprake republikane të 5 marsit, por përfundimi i tij ka të ngjarë të ndikojë gjithashtu në statusin e Tramp për zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit. Parashikuesit jopartiakë të zgjedhjeve amerikane e shohin Koloradon si demokratike të sigurt, që do të thotë se Xho Bajden (Joe Biden) ka të ngjarë të mbajë shtetin pavarësisht nga fati i Tramp.
Vendimi është një fitore për grupet e avokimit dhe votuesit anti-Tramp, të cilët kanë ngritur disa sfida të ngjashme ligjore ndaj kandidaturës së ish-presidentit sipas seksionit 3 të amendamentit të 14-të, i cili u miratua pas luftës civile amerikane për të mbajtur ish-konfederatat nga kthimi në pushtet.
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…
Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup. Mungesa e…
Fundjavën e shkuar, Shkodra përmbylli karnavalet, të cilat si ansnjëherë tjetër zgjatën 1 javë. Ndonësë…
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot live pyetjeve të adresuara në platformat sociale në rubrikën…
Myftinia Shkodër ka vijuar edhe këtë të enjte shpërndarjen e pakove ushqimore në prag të…
Njohja e krimeve të komunizmit dhe ndërgjegjësimi i brezave të rinj për këtë pjesë të…
This website uses cookies.