6 nëntori është e hëna e parë e muajit që sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore pranë SPAK-ut.
Ndaj tij, Prokuroria e Posaçme po zhvillon hetim mbi dyshimet për korrupsion në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Pas një seance treditore ku palët – nga njëra anë SPAK-u dhe në anën tjetër avokatët mbrojtës së Berishës – shfrytëzuan hapësirat procedurale që u njeh ligji, gjyqtarja Irena Gjoka caktoi detyrim paraqitje dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për ish-kryeministrin.
Vetë Berisha ka deklaruar se nuk e njeh këtë vendim sipas tij në shkelje të kushtetutës, pasi gjyqtarja e Posaçme anashkaloi parlamentin për t’i marrë leje për vendosjen e masave shtrënguese në rastet e deputetëve.
Në daljet publike ai ka lënë të kuptohet se nuk do t’i bindet vendimit, që sipas procedurës do të sjellë edhe kundërveprimin e prokurorëve të SPAK-ut me kërkesë për shtrëngim mase sigurie, si ajo e arrestit në shtëpi, ose duke e hetuar atë në mungesë.
Në rast të një mase të arrestit në shtëpi, prokurorëve do u duhet t’i drejtohen Këshillit të Mandateve në Parlament.
Ndërkohë avokatët mbrojtës së Berishës e kanë apeluar vendimin e Irena Gjokës, për të cilën kërkuan edhe të dorëhiqej nga ky proces.
Bashkë me ish-kryeministrin, SPAK po zhvillon hetime me masën shtrënguese të arrestit në burg për dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi, edhe ky për dyshimet e korrupsionit pasiv në të njëjtën dosje. Nën hetim është edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.