Categories: LajmeKronikë

Vendimi i gjykatës për vëllain e deputetit, ndalimi i Armando Ndrecës i paligjshëm, prokurorja Irena Sufaj pa prova në gjykatë

Ndalimi nga policia i vëllait të deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca, Armando Ndreca i dyshuar si i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike në Kashnjet ishte i paligjshem pasi u bë pa prova bindëse.Në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Lezhës, e cila liroi nga qelia 32-vjeçarin Ndreca, thuhet se nga kqyrja e telefonit të arrestuarit Elis Shpellzaj është i rregjistruar numri i telefonit anglez +447426932098 me emrin “Bellanoca”. Ky numër,  sipas informacioneve të grumbulluara nga policia i përket shtetasit të ndaluar Armando Ndreca, por pa arritur të provohet diçka e tillë. Sipas arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, ndalimi i shtetasit Armando Ndreca është bërë si dyshuar në rastin konkret për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, dhe për këtë vepër penale është dorëzuar dhe kërkesa e prokurorisë në gjykatë për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në Burg” në ngarkim të shtetasit Armando Ndreca.Duke ju referuar analizës së fakteve të çështjes dhe provave të paraqitura në gjykim, në vendim gjykata vëren se organi i akuzës ka ngritur dyshime se personi i ndaluar Armando Ndreca mund të jetë i përfshirë në kryerjen e faktit penal për të cilin po hetohet.Ky përfundim rezulton nga fakti se ky shtetas ka patur telefonata me një nga shtetasit e arrestuar në flagrancë Armel Nikdukaj, në telefonin e të cilit ka patur thirrje me Armando Ndrecën, gjithashtu dhe nga informacionet e mbledhura nga policia gjyqësore janë krijuar dyshime te arsyeshme tek shtetasi i ndaluar Armando Ndreca.Por nuk rezulton se janë paraqitur prova konkrete nga ana e organit të akuzës, por pavarësisht kësaj gjykata ka vlerësuar se jemi në një fazë shumë të hershme të hetimeve paraprake ku mjaftojnë indicjet apo të dhënat që mund të krijojnë arsye për të dyshuar se i ndaluari të këtë kryer vepren për të cilën akuzohet.Në vendimin e saj gjykata sqaron se kërkesa e prokurorisë, parashtron elementët e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimit të bimëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe Gjykata në arsyetimin e vendimit ka theksuar faktin se fillimisht kërkesa me shkrim e prokurores Irena Sufaj është paraqitur për të vendosur masën e sigurimit të “Arrestit në Burg”,  por në seancën gjyqësore për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit, prokurorja e cështjes Irena Sufaj ka ndryshuar qëndrim nga masë sigurimit “Arrest ne Burg” në masë “Detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore, dhe ka kërkuar përfundimisht që ndaj të ndaluarit Armando Ndreca të caktohet masa e sigurimit “Detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore. Këtë ndryshim të qëndrimit të saj Prokurorja Irena Sufaj e ka justifikuar me arsyen se nga hetimet e deritanishme nuk kanë rezultuar prova që të justifikojnë vendosjen e një mase sigurimi personal më të rëndë, si dhe me justifikimin tjetër se ka qënë një kohë e shkurtër dhe për këtë nuk janë administruar nga organi i akuzës disa prova, sic janë transkriptimet e përgjimeve të realizuara nga policia për këtë procedim penal.Në këtë aspekt sipas vendimit të gjykatës rezulton se ka qënë vetë prokurorja e çështjes Irena Sufaj në seancën gjyqësore të mbajtur për vleftësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit, që ka ndryshuar qëndrim në lidhje ma caktimin e masës së sigurimit, duke vlerësuar përpara gjykatës se nuk ka prova të mjaftueshme dhe se masa e sigurimit “Detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e sigurimit.Dukë parë qëndrimin e prokurores dhe provat e paraqitura prej saj, gjyqtarja Edlira Çota ka vleftësuar të paligjshëm ndalimin e shtetasit Armando Ndreca, pasi nuk plotësohen në mënyrë kumulative kushtet dhe kriteret e këkuara nga ligji si dhe ka caktuar masë sigurimi “Detyrim paraqitje” në policinë gjyqësore, një herë në dy javë ditën e hënë ora 12:00 për shtetasin Armando Ndreca.Ky i fundit i ndalua mesdistën e 10 prillit , disa orë pas një operacioni antidrogë në zonën e Kashnjetit, ku arrestuan në flagrance brenda një stani me lëndë narkotike 2 përsona Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai.Policia ngriti dyshime se Ndreca ka patur komunikime telefonike me dy përsonat e arrestuar, por pa arritur të provohet diçka e tillë, ndaj dhe arrestimi i tij u konsiderua i paligjshem nga gjykata.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kërkimi shkencor- Nënshkruhet Marrëveshja mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF )…

23 mins ago

Gazetarja Alsu Kurmasheva fiton Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit 2024

Çmimi Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit për vitin 2024 do t’u ndahet 4 gazetareve, mes…

26 mins ago

Rikualifikimi i hyrjes të qytetit Shkodër, IKMT prish 6 objekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, vijon me prishjen e objekteve për t’i hapur rrugë…

37 mins ago

Eksperti: Nëndetësja Titan ishte dëmtuar disa ditë para incidentit fatal

Nëndetësja Titan që u shpërbë gjatë zhytjes drejt rrënojave të Titanikut, duke vrarë të pesë…

1 hour ago

Sterilizimi, ish-zv.ministri Rrjepaj lë qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj po dëshmon në Komisionin Hetimor për Sterilizimin në Kuvend. Prokuroria…

1 hour ago

Gonxhja pret ambasadoren e Austrisë: Rritje të shkëmbimit ekonomik e kulturor mes dy vendeve

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja,  priti në një takim pune ambasadoren e…

1 hour ago

This website uses cookies.