Vendimi i Gjykatës së Lartë mbi Tramp, Bajden: Precedent i rrezikshëm, minon sundimin e ligjit

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka reaguar ashpër mbi vendimin e gjykatës supreme mbi paraardhësin e tij Donald Tramp (Trump), e cila i dha të drejtë ish-presidentit për të kërkuar imunitet nga ndjekja penale për disa nga veprimet që ai ndërmori në ditët e fundit të presidencës së tij.

Bajden e konsideroi veprimin si precedent të rrezikshëm që përmbys parimin bazë të barazisë para ligjit.

Në një fjalim 5-minutësh nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se vendimi 6-3 “minon sundimin e ligjit” dhe i bën “një dëm të tmerrshëm popullit të këtij kombi”, pasi sipas presidentit, do të thotë se Tramp ka shumë më pak gjasa të mbahet ligjërisht përgjegjës për nxitjen e turmës për të nisur një sulm vdekjeprurës në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021.

Ky komb u themelua mbi parimin se nuk ka mbretër në Amerikë. Secili prej nesh është i barabartë para ligjit. Askush, askush nuk është mbi ligjin, madje as presidenti i Shteteve të Bashkuara. Me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial që ndryshoi rrënjësisht për të gjitha qëllimet praktike. Vendimi i sotëm pothuajse me siguri do të thotë se praktikisht nuk ka kufij për atë që mund të bëjë presidenti.

Ky është një parim thelbësisht i ri. Është një precedent i rrezikshëm, sepse pushteti i zyrës nuk do të kufizohet më nga ligji, madje duke përfshirë edhe gjykatën supreme në Shtetet e Bashkuara, kufijtë e vetëm do të vendosen nga vetë presidenti. Tani populli amerikan duhet të bëjë atë që gjykata duhet të kishte qenë e gatshme të bënte dhe nuk do ta bëjë. Populli amerikan duhet të japë një gjykim për sjelljen e Donald Tramp.

Populli amerikan duhet të vendosë nëse duan t’ia besojnë… edhe një herë presidencën Donald Tramp-it, tani duke e ditur se ai do të jetë më i guximshëm për të bërë çfarë të dojë, sa herë që dëshiron ta bëjë.

Unë e di se do të respektoj kufijtë e kompetencave presidenciale që kam pasur për tre vjet e gjysmë, por çdo president, përfshirë Donald Tramp, tani do të jetë i lirë të injorojë ligjin”, u shpreh Bajden.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së hedh poshtë një vendim të dhënë më parë nga një gjykatë federale e apelit, sipas së cilës Tramp nuk gëzonte imunitet për krimet e supozuara që ai kreu gjatë presidencës së tij për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Vendimi i Gjykatës së Lartë ka të ngjarë të shtyjë më tej gjyqin për akuzat për  përmbysjen e zgjedhjeve federale në pritje kundër Tramp. Kjo çështje do të kthehet në një gjykatë më të ulët e cila më pas do të vendosë se si të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë.

Ish-presidenti Donald Tramp përshëndeti vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin presidencial, duke e quajtur atë një fitore të madhe për Kushtetutën dhe demokracinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.