Vendimi i Kushtetueses/ Berisha: Atentat ndaj Kushtetutës, firmosi vendosjen e monizmit të Ramës në Shqipëri

Berisha 22

Berisha 22

Një ditë pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi kërkesën e 1/5 së deputetëve të grupimit të tij për të pezulluar procedurat që i hapnin rrugë drejtësisë për marrjen e masave shtrënguese ndaj deputetit.

Ish-kryeministri e ka cilësuar vendimin e Kushtetueses si atentat ndaj Kushtetutës, ndërsa akuzoi Gjykatën si “seksion mjeran të rilindjes së Edi Ramës”.

Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj të datës 20. 12. 2023 për të justifikuar hedhjen poshtë të kërkesës së 1/5 së deputetëve për shqyrtimin e marrjes me urdhër politik nga prokuroria dhe gjykata të kompetencave të Kuvendit që rrjedhin nga neni 73 pika 2 e kushtetutës në rastin e vendosjes së masave të sigurisë pa miratimin e kuvendit ndaj kryetarit të PD, deputetit Sali Berisha, shkruan se “Kushtetuta ka mirëpërcaktuar rastet kur grupeve të deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, 1/5 e deputetëve dhe Kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme, që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin”.

Ky pretendim është një trillim i turpshëm dhe i pashembullt pasi sipas nenit 131 të Kushtetutës që përcakton subjektet që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi dhe organet e tij drejtuese nuk janë subjekte që vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Kjo pra është një shpikje, një trillim primitiv dhe i turpshëm. Atentat i vërtetë ndaj Kushtetutës.

Me këtë skandal të paimagjinueshëm që ka bërë dje me urdhër politik Gjykata Kushtetuese ka përdhosur Kushtetutën, jurisprudencën e sotme  të Gjykatës Kushtetuese, e deri tek vet Gjykatën dhe ligjin e saj organik. Ajo nga një mbrojtëse e kushtetutës është shndërruar në një seksion mjeran i Rilindjes së Edi Ramës”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh se me vendimin e dhënë, Gjykata Kushtetuese i dha një “kolpo di gracia”  rendit kushtetues të vendit dhe firmosi vendosjen e monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri.

Ky standart i përdorur në vendimin e djeshëm nuk mund të quhet ndryshe veçse më së paku mashtrim, pafytyrësi ligjore me pasoja dramatike per vendin. Si përfundim mund të themi se me vendimin e fundit të saj politik Gjykata Kushtetuese i dha një kolpo di gracia Rendit Kushtetues të vendit dhe firomosi vendosjen e monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri. Ajo mbylli vitin 2023 si një seksion juridik i Partisë Socialiste dhe faktoi në mënyrë përfundimtare se reforma në drejtësi e shndërroi këtë sistem në një degë të ekzekutivit të Edi Ramës”, theksoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.