Vendimi i MAS, Manastirliu: Çdo 20 nëntor, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet të drejtave të fëmijëve

Në të gjitha shkollat e vendit, ora e parë e mësimit, sot iu kushtua të drejtave të fëmijëve. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se kjo do të kthehet në një praktikë të përvitshme.

“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, në të gjitha shkollat e vendit vendosëm që ora e parë e mësimit, t’i kushtohet informimit të nxënësve për ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre dhe diskutimeve te hapura nxënës-mësues, për sensibilizimin dhe veprimet që duhet të ndërmerren nga secili, në luftën ndaj fenomeneve negative, çdo forme të dhunës, që cënon të drejtat, duke dëmtuar shëndetin dhe jetën”, është shprehur Manastirliu.

Ministrja ka shtuar se për ta bërë këtë praktikë të përvitshme do të bashkëpunohet me CRCA-Shqipëri dhe ALO 116-111, me synim rritjen e kapaciteteve të fëmijëve dhe adoleshentëve në të gjithë vendin për rëndësinë e parandalimit dhe sinjalizimit të hershëm dhe raportimit të çdo forme të dhunës, në shkollë apo komunitet.

“Fëmijët janë të ardhmja! Punojmë çdo ditë që ata të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur, të kenë akses në arsim cilësor dhe të zhvillojnë potencialin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkroi ministrja Manastirliu në rrjetet sociale ku ndau edhe foto nga ky aktivitet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vrasja e 14-vjeçarit- Prindër e nxënës sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministres Manastirliu

Prindër e nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe disa shkollave të tjera, janë ngritur sërish…

49 minutes ago

Presh i pjekur në qumësht – Receta e stinës plot vlera

Përbërësit për 4-5 persona 700-800g presh 200 ml qumësht 2 lugë e gjysmë me miell…

52 minutes ago

Dridhja e Duarve, Shkaqet dhe Kurat Natyrale që Funksionojnë

Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.Shkaku kryesor i…

56 minutes ago

Stërvitje të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Francës për të forcuar sigurinë detare

Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi sot në rrjetet sociale, ka bërë me dije se…

1 hour ago

Vdes dekani i njerëzimit, John Alfred Tinniswood

Njeriu më i moshuar në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, sipas BBC. Bëhet fjalë…

1 hour ago

Bonusi i fundvitit për pensionistët, Gonxhja: Shpërndarja nis javën e dytë të dhjetorit

Ministri i Ekonomisë, Blendi Gonxhja ka bërë me dije se shpërndarja e bonusit të fundvitit…

1 hour ago

This website uses cookies.