Vendimi i Strasburgut për 21 Janarin, Manja: Kapitull i hapur, duhet përgjigje e qartë nga autoritete shqiptare

c0c4f82254c94726abd46265ba393482

c0c4f82254c94726abd46265ba393482

Ngjarja e 21 janarit është një çështje e hapur, për të cilën autoritete shqiptare duhet të japin një përgjigje të qartë. Kështu deklaroi Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës.

Manja u shpreh se autoritetet shqiptare kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut, edhe pse i vonuar pas 12 vitesh, është i arsyetuar, çfarë konfirmon edhe qëndrimet tona në lidhje me ngjarjen e21 janarit. Autoritete shqiptare kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që do të thotë se 21 janari tashmë konsiderohet një kapitull i hapur dhe duhet të ketë një përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare, agjencitë ligjzbatuese për 21 janari. Strasburgu ka thënë se 21 janari nuk është hetuar në të gjithë dimensionin e saj si krim shtetëror”, tha Manja.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh të martën (14 nëntor) se në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 janë vërejtur mangësi të shumta të cilat ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht. Sipas Gjykatës, janë konstatuar dy shkelje të Nenit 2, e drejta për jetën dhe për hetim të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në rastin e Aleks Nikës, një prej protestuesve që mbeti i vrarë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.