c0c4f82254c94726abd46265ba393482
Ngjarja e 21 janarit është një çështje e hapur, për të cilën autoritete shqiptare duhet të japin një përgjigje të qartë. Kështu deklaroi Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, teksa komentoi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës.
Manja u shpreh se autoritetet shqiptare kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
“Vendimi i Gjykatës së Strasburgut, edhe pse i vonuar pas 12 vitesh, është i arsyetuar, çfarë konfirmon edhe qëndrimet tona në lidhje me ngjarjen e21 janarit. Autoritete shqiptare kanë detyrimin për të respektuar vendimin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që do të thotë se 21 janari tashmë konsiderohet një kapitull i hapur dhe duhet të ketë një përgjigje të qartë të autoriteteve shqiptare, agjencitë ligjzbatuese për 21 janari. Strasburgu ka thënë se 21 janari nuk është hetuar në të gjithë dimensionin e saj si krim shtetëror”, tha Manja.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut u shpreh të martën (14 nëntor) se në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 janë vërejtur mangësi të shumta të cilat ngritën dyshime se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht. Sipas Gjykatës, janë konstatuar dy shkelje të Nenit 2, e drejta për jetën dhe për hetim të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, në rastin e Aleks Nikës, një prej protestuesve që mbeti i vrarë.
Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Partizanit,…
Partia Demokratike ka arritur koalicion me aleatët, nën logon "Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Kërkesa…
Teksa ndodhet në Berlin në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, kryeministri Edi Rama ka…
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se planet e reja të…
Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…
Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…
This website uses cookies.