Categories: LajmeSociale

VENDIMI- Nxënësit që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në diasporë do përfitojnë falas tekstet mësimore

Këshillit të Ministrave ka bërë disa ndryshime në ligjin “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën”. Ndryshimet në ligj parashikojnë krijimin e Qendrës së Botimeve për Diasporën (QBD), si person juridik publik buxhetor, me seli në Tiranë, institucion i cili do të jetë në varësi të ministrit përgjegjës për arsimin.

Misioni i Qendrës është mbështetja e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë përmes botimit, sigurimit të teksteve mësimore dhe materialeve plotësuese.

QBD-ja është përgjegjëse për botimin e teksteve dhe materialeve plotësuese që do t’i shërbejnë diasporës, redaktimin përfundimtar të teksteve e të materialeve plotësuese që do të botohen, nxitjen e aksesit on-line dhe të teksteve të veçanta për diasporën, nxitjen e krijimit të platformave digjitale të mësimdhënies dhe të formateve të posaçme për e-book, sigurimin e teksteve mësimore për diasporën, në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara, si dhe mbulimin e shpenzimeve për shpërndarjen e teksteve mësimore e të materialeve plotësuese deri në misionet diplomatike të Shqipërisë jashtë vendit.

Shtypja dhe sigurimi i teksteve mësimore dhe materialeve plotësuese, do të realizohet nga QBD-ja dhe shpenzimet përballohen nga buxheti i shtetit.

“Kërkesat për tekste mësimore e materiale plotësuese, si dhe sasia e tyre mblidhen nga misionet diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendet pritëse të diasporës shqiptare. Ministria përgjegjëse për punët e jashtme i dërgon këto kërkesa të përcaktuara sipas vendeve, brenda muajit maj të çdo viti, në Qendrën e Botimeve për Diasporën dhe për dijeni ministrisë përgjegjëse për arsimin. Qendra e Botimeve për Diasporën siguron me shpenzimet e saj dërgimin e teksteve mësimore e të materialeve plotësuese në misionet diplomatike, duke i kërkuar asistencë për bashkëpunim ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme e cila i siguron QBD-së, në funksion të lehtësimit të procedurave doganore, dërgimin e botimeve, si cargo diplomatike. Misioni diplomatik asiston në shpërndarjen e tyre drejt kërkuesve të teksteve mësimore dhe materialeve plotësuese.”, thuhet në vendim.

Nxënësit, që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, përfitojnë falas tekstet mësimore dhe materialet plotësuese të botuara dhe të siguruara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Qendra përgatit informacionin vjetor për sasinë dhe mënyrën e shpërndarjes së teksteve mësimore e të materialeve plotësuese në diasporën shqiptare, të cilin e dërgon pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme.

Pranë QBD-së funksionon Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën, si organ vendimmarrës për çështjet e botimeve dhe aktiviteteve për diasporën, si dhe si organ këshillimor për çështjet e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën është organ kolegjial, i përbërë nga pesë anëtarë, i cili ka përfaqësues nga ministria përgjegjëse për arsimin, dy anëtarë; ministria përgjegjëse për punët e jashtme, një anëtar; Akademia e Shkencave e Shqipërisë, një anëtar; Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, një anëtar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

9 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

9 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

9 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

9 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

9 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

9 hours ago

This website uses cookies.