Lajme

Vendimi për Berishën, “Kushtetuesja”: Për “detyrimin e paraqitjes” dhe “ndalimin e daljes jashtë vendit”, jo arrestin në shtëpi”

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se vendimi i dhënë dje për ish-kryeministrin Sali Berisha, i referohet masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo masës “arrest në shtëpi”. Gjykata Kushtetuese ka reaguar për shkak të një konfuzioni në disa portale, duke theksuar se kërkesa për vlerësimin e masës “arrest në shtëpi” është bërë më 18 nëntor dhe se do të shqyrtohet në një seancë tjetër gjyqësore.

Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimmarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, dhe jo shqyrtimit të masës “arrest në shtëpi”.

Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqarojmë se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateve dhe rregullave të parashikuara në ligj”, njofton Gjykata Kushtetuese.

Ditën e djeshme (21 nëntor), Gjykata Kushtetuese vlerësoi se masa “detyrim paraqitje” për Berishën ishte proporcionale, duke argumentuar se një masë e tillë nuk e pengon deputetin të ushtrojë të drejtat e tij si deputet, nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi vendimin “ndalim të daljes jashtë vendit”, për shkak të cenimit të parimit të proporcionalitetit, pasi, sipas Gjykatës, qëllimet e saj përmbushen nga masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

13 hours ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

15 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

15 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

15 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

15 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

15 hours ago

This website uses cookies.