Categories: AktualitetLajme

Vendimi/ Prokurorët që kërkojnë ulje të numrit të dosjeve, do ju ulen pagat dhe përfitimet

Çdo prokuror tani mund të kërkojë që t’i ulet ngarkesa në punë. Një ndryshim në ligjin ‘Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave mbi uljen e ngarkesës së punës për prokurorët’” i miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndez tashmë dritën e gjelbër për prokurorët që në bazë të ngarkesës që kanë, si dhe për shkaqe të ndryshme të kërkojnë ulje të ngarkesës në punë, pra një numër më të vogël dosjesh për shqyrtim.

Por, paralelisht, vendimi i cili bëhet publik nga rtsh.al, parashikon që në përqindjet që do të ulet ngarkesa në punë aq do të ulet dhe pagesa për shpërblime.

Kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues

Prokurori, i cili është i interesuar t’i ulet ngarkesa në punë, do të duhet të paraqesë kërkesë me shkrim pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë vetëm për shkaqet si vijon:

a) për arsye të përkohshme shëndetësore të tij, të bashkëshortit/bashkëjetuesit, prindërve, gjyshërve ose pasardhësve të drejtpërdrejtë nën kujdestari të kërkuesit, që shkaktojnë pamundësi për të ushtruar detyrën e prokurorit me ngarkesë të plotë dhe me kohë të plotë, të vërtetuar me dokument të lëshuar nga institucioni përkatës, për një kohëzgjatje të kufizuar deri në një vit;

b) studime jashtë kursit të formimit vazhdues në Shkollën e Magjistraturës, për një kohëzgjatje të kufizuar deri në dy vjet, të vërtetuar me dokumentin përkatës të fitimit të së drejtës së studimit;

c) në rast angazhimi për shkak të funksionit të magjistratit edhe në detyra të tjera, kur parashikohet nga legjislacioni në fuqi, të vërtetuar me dokumentacionin përkatës.

Kërkesa e magjistratit për ulje të ngarkesës duhet të jetë e detajuar dhe e shoqëruar me dokumente.   

Shqyrtimi i kërkesës

Vendimi që publikohet nga rtsh.al, parashikon se   kërkesa e paraqitur nga magjistrati së bashku me dokumentacionin shoqërues do të shqyrtohet nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit, brenda 5 ditësh nga paraqitja.

Pas kësaj, kryetari i Komisionit organizon shortin për caktimin e relatorit, i cili pasi të shqyrtoj kërkesën do të përgatisë relacionin përkatës.

Relatori i ngarkuar për shqyrtimin e dosjes, nëse e sheh të nevojshme, mund të kërkojë dokumentacion shtesë, lidhur me rrethanat e paraqitura në kërkesë.

Në marrjen e vendimit Komisioni duhet të mbajë në konsideratë veçanërisht arsyen për të cilën kërkohet ulja e ngarkesës në punë nga magjistrati, performancën e tij në punë, si dhe vështirësitë që mund të shkaktohen në prokurorinë përkatëse si pasojë e miratimit të kërkesës.

Brenda dy javëve nga miratimi i relacionit në Komision, kërkesa merret në shqyrtim nga Këshilli në seancë plenare.

“Këshilli mund të vendosë miratimin e kërkesës për uljen e ngarkesës në punë, në rastet kur nuk cënohen interesat thelbësore të funksionit, afatet dhe ushtrimi në mënyrë eficiente të funksionimit të prokurorisë përkatëse dhe se Këshilli vlerëson njëkohësisht se studimet kanë si qëllim të rrisin aftësitë profesionale të magjistratit dhe nuk cënohen interesat thelbësore të funksionit, afatet dhe ushtrimi në mënyrë eficiente të funksionimit të prokurorisë përkatëse.”, thuhet në vendimin që publikon rtsh.al.

Vendimi për uljen e ngarkesës merret me shumicë të thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm. Masa e uljes së ngarkesës, mund të ulet deri në 75 për qind të ngarkesës, në varësi të rrethanave. Ulja e ngarkesës në punë shoqërohet me reduktimin e kohës së punës, në raport me masën e uljes së ngarkesës në punë.

Ulja e pagës dhe përfitimeve

Miratimi i kërkesës për uljen e ngarkesës në punë të prokurorit mund shoqërohet me ulje të pagës dhe përfitimeve të tjera, në masën jo më shumë se 75 për qind.

Këshilli refuzon kërkesën në rastet, kur nuk rezultojnë shkaqe të arsyeshme që legjitimojnë kërkesën; prokurori është subjekt i procedimit penal ose disiplinor; prokurori ka masë disiplinore në fuqi që lidhet me moskryerjen në kohë të detyrës; ulja e ngarkesës cënon interesat thelbësore të funksionit, afatet dhe ushtrimin në mënyrë eficiente të funksioneve në prokurorinë përkatëse dhe në rastet kur vlerësohet se studimet nuk lidhen me objektin e veprimtarisë së funksionit të prokurorit.  

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…

7 hours ago

Shpikës të shkëlqyer që u vranë nga krijimet e tyre

Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…

7 hours ago

E mbijetuara e sulmit të Hamas, u përzgjodh të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion 2025

Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…

7 hours ago

Vitet kontributive para ’94, Manjani: Do njihen pa pengesa a shpenzime për përfituesit

Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…

7 hours ago

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja simptomat kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…

7 hours ago

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

8 hours ago

This website uses cookies.