Vendoset sinjalistika pranë shkollave/Rritet siguria në rrugë për nxënësit dhe qytetarët e Shkodrës
Puna për përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në të gjitha shkollat e qytetit ka përfunduar
Bashkia Shkdoër ka bërë të mundur me këtë ndërhyrje që çdo shkollë të jetë e përgatitur për fillimin e sezonit mësimor me kushte të sigurta dhe të përshtatshme. Ndërsa vlerësojën punën e bërë qytetarët kërkojnë që kushtet e sigurisë të jenë më të larta pranë shkollave të qytetit. Gjatë kësaj periudhe është punuar edhe për përmirësimin e institucioneve arsimore.
Në disa shkolla janë kryer riparime dyersh dhe dritaresh për të krijuar një mjedis më të sigurt dhe më të këndshëm për nxënësit dhe mësuesit.