Vendoset treni në “Syrin e Kaltër”, siti natyror më i preferuar nga turistët

Syri i kaltër është një nga perlat e natyrës shqiptare i cili ndodhet rreth 21 km larg qytetit të Sarandës ka një burim me ujëra të ëmbla e të freskëta, rrethuar me një gjelbërim të përhershëm.
Çdo ditë ky park natyror po tërheq turistë vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin të kalojnë një ditë ndryshe me miqtë apo familjarët e tyre.
Ditët e fundit ky park natyror është bërë më i frekuentuar falë investimit të shumëpritur, vendosjes së një treni elektrik, i cili do të bëjë të mundur transportin e vizitorëve nga porta në hyrje deri tek burimi.
Investimet e kryera vitet e fundit në parkun natyror të “Syrit të Kaltër” e kanë kthyer këtë vend në një prej siteve turistike më të mrekullueshme, ku vizitorë nga e gjithë bota ndalen për ta vizituar .