Vendosi lule te Jasharët, u dhunua nga forcat serbe. Flet vajza e Sanduloviçit: Do luftojmë deri në frymën e fundit

Klara Sandulovic

Klara Sandulovic

Klara Sanduloviç, vajza e politikanit serb, Nikola Sanduloviç i cili u dhunua pak ditë më parë nga forcat e shërbimit sekret serb për shkak se vendosi kurora me lule në varrezat e Jasharëve në Prekaz, ka deklaruar se ajo dhe familja e saj janë të frikësuar.

Megjithatë, sipas Klara Sanduloviç ka theksuar në emisionin “Jetë Shqiptare” se ajo edhe familja e saj nuk do të dorëzohet.

“Nuk do të dorëzohemi, do jemi 100 për qind me të drejtën. E duam shumë atë. Është njeri i mirë dhe do të luftojmë për të deri në frymën e fundit”, u shpreh ajo teksa ajo ka treguar edhe rrobat e gjakosura të të atit të saj prej forcave serbe.  

E pyetur se cili është apeli apo mesazhi i saj, Klara Sanduloviç vuri në dukje se nëse i ati i saj do të qëndrojë në paraburgim në Serbi i rrezikohet jeta. Për këtë arsye ajo bëri thirrje që të bashkohet kush mundet në betejën e Sanduloviç përballë serbëve.

Thirrja ime është për këdo që të bashkohet në luftën tonë për ta nxjerrë atë nga paraburgimi sepse po qëndroi edhe më shumë atje ata do ta vrasin atë”, bëri thirrje Klara Sanduloviç.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.