Vendosi rekord në Evropian, Bajrami: Realizova një ëndërr
Mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka shkruar emrin e tij në historinë e futbollit evropian. Goli i shënuar në sekondën e 23-të në sfidën e mbrëmshme ndaj Italisë, është goli më i shpejt i shënuar ndonjëherë në historinë e Kampionateve Evropiane.
Në një intervistë për faqen zyrtare të Euro 2024, Bajrami tregon emocionet e golit dhe deklaron se është një ëndërr e bërë realitet.
“Kam ëndërruar që të shënoj një gol për Shqipërinë në Kampionatin Evropian. E kam ëndërruar këtë gjë që fëmijë dhe kam punuar shumë për ta arritur. Nuk e dija që kam shënuar golin më të shpejt në historinë e Kampionateve Evropianë. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës kundër Kroacisë”, ka thënë mes të tjerash Bajrami.