Vendosja e semaforave në fund të marsit, semaforët në Bulevardin “Skenderbeu” dhe “Zogu I”

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet që po kryhen në qendër të qytetit për vendosjen e semaforëve. Ai ka parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat pritet të përfundojnë deri në fund të muajit Mars, ku pritet që semaforët, të cilët do të vendosen përgjatë bulevardit “Skëndërbeu”, të jenë funksionale për qytetarët dhe automjetet.

Fillimisht do të vendosen semaforët pranë Bulevardit “Skenderbeu” ndërkohë që më pas do të plotësohet edhe Bulevardi “Zogu I”.

Vendosja e semafroëve, fillimisht  pranë sheshit kryesor të qytetit, ka dalë si nevojë e rregullimit të trafikut dhe lëvizshmërisë së qytetarëve në këtë zonë të qytetit, ndërkohë që ky investim është parashikuar edhe në kuadër të planit të mobilitetit që po hartohet nga Bashkia Shkodër

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.