Vendparkime të reja për biçikletat /Bashkia Shkodër vendos 30 vendqëndrime të reja në qytet
Krahas shtimit të korsive të bicikletave në rrugët e qytetit të Shkodrës bashkia ka nisur vendosjen e vendqëndrimeve për biçikleta
Parkimi i biçikletës tani jo vetëm që nuk do të jetë me stres për pedaluesit, por me stacionet e reja do bëjnë që të shtohen më shumë përdoruesit.
Bashkia Shkodër ka vendosur 30 vendqëndrime të cilat i shtohen lehtësimit të lëvizshmërisë, por nga ana tjetër shërbejnë edhe si gueidë për turistët të cilët Shkodra i ka të shumtë në numër.
Vend-parkime të reja për biçikleta janë shtuar në rrugët kryesore të qytetit aty ku dhe lëvizshmëria është edhe më e madhe
Shkodra eshtë qyteti me numrin më të madh të biçikletave në Shqipëri dhe me një traditë që nis nga viti 1907, kur në Shkodër arriti biçikleta e parë.