“Vendtakimi” çon në pranga të riun/20-vjeçari u kap në makinë me armë zjarr me qëllim për ta shitur

Në kuadër të aksioneve të njëpasnjëshme të Policisë, me objektiv identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, pa leje, dhe përbëjnë rrezik për sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin “Vendtakimi”.Gjatë operacionit, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Mateo Ndreu 20 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme ndërhynë menjëherë për të ndaluar në lagjen “Skënderbeg”, automjetin me të cilin lëvizte i riu. Nga kontrollet, u gjet në çantën e këtij shtetasi, një armë zjarri pushkë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe materialet procedurale i ka referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Aksione të tilla vijojnë në kuadër të luftës kundër armëmbajtjes pa leje dhe forcimit të sigurisë publike.