Lajme

Vengu: Akademinë e Forcave të Armatosura synojmë ta kthejmë në një shkollë komandimi

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha se synon që ta kthejë Akademinë e Forcave të Armatosura në një shkollë komandimi. I pranishëm në nisje të vitit të ri akademik, ku përshëndeti studentët, Vengu tha se qëllimi është që kjo Akademi të ofrojë karrierë të sigurt dhe sfiduese me të gjitha përfitimet që, sipas tij, sjell uniforma.

 “Ne synojmë që ata që veshin këtë uniformë të jenë më të shumtë në të ardhmen, ndaj edhe do të investojmë fuqishëm, në mënyrë që akademia të hapet edhe më shumë në të gjithë spektrin e njohurive bashkëkohore. Padyshim do të investojmë më shumë në teknologji informacioni dhe Mbrojtjen Kibernetike sikundër kemi biseduar me të gjithë shtabin për mënyrën më të mirë se si akademia mund t’i përgjigjet nevojave të Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes, Strategjisë Kombëtare të Industrisë Ushtarake dhe aty ku akademia nuk mund të ofrojë këtë do të synojmë që përmes Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve të tjera lider në vend të mundësojmë programe diplomimi të dyfishta për inxhinierë të specializuar, për inxhinierë armatimi, prodhim armatimi sikundër edhe për inxhinierë të fushës kibernetike apo të tekonlogjive që ju nevojiten”, theksoi ministri.

Sipas ministrit Vengu, Forcat e Armatosura duhet ta shohin përgjegjësinë e tyre përtej detyrave të mbrojtjes dhe integritetit të vendit.

“Ka ardhur momenti që Forcat e Armatosura në tërësi ta shohin përgjegjësinë e tyre përtej detyrave të mbrojtjes dhe të integritetit dhe sovranitetit të vendit, të cilat janë parësore dhe do të vijojnë të mbeten të tilla. Ne së bashku me gjeneralët e shtabit dhe stafit pedagogjik të AFA do të investohemi që Forcat e Armatosura të mund të luajnë rolin e një skuadre, e cila përgatit burime njerëzore që i vlejnë kombit, jo vetëm në FA, por edhe si civilë. Është shumë e rëndësishme që t’ju japim mundësinë në karrierën tuaj që të vijoni edhe karrierën civile dhe të keni një mundësi karrierë të gjithanshme, sepse vendet më të zhvilluara të NATO kanë krijuar një dinamikë shumë të fuqishme midis uniformës, punës civile, rikthimit në uniformë sipas nevojave të atdheut në momente të caktuara”, tha Vengu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH, nesër shorti në orën 13:00

Në pritje të 90’ të fundit të takimeve të vlefshme për fazën e parë të…

1 hour ago

Këshilli Drejtues shtyn seancën dëgjimore për platformën e dy kandidatëve për Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH

Këshilli Drejtues i RTSH vendosi të shtyjë seancën për paraqitjen e platformave të kandidatëve për…

1 hour ago

Poliklinika e specialiteteve – Lezha: Kemi pajisje dhe specialitete të reja

Krahas zgjerimit të shërbimeve ambulatore, Poliliklinika e rikonstruktuar tashmë ndihmon edhe vetë Spitalin Rajonal, pasi…

1 hour ago

Suksesi i Bekim Balajt në “Studio Sport” – Në fokus edhe Vllaznia e Superiores, suksesi i atletikës dhe lojrat me dorë

Suksesi i kapitenit të Vllaznisë Bekim Balaj me fitimin e tre trofeve të ceremonisë Gala…

1 hour ago

Rikthehen reshjet e borës – Rrugët e kalueshme, në disa fshatra mungon energjia

Kjo e enjte ka rikthyer reshjet e dëborës në lartësitë mbi 800 meter në nivelin…

1 hour ago

Rëndësia ekologjike e ligatinave – Workshop i Klubit Studentor “Fryma e Natyrës”

Të rinjtë e Klubi Studentor “Fryma e Natyrës” veprimtarinë e parë ia kushtuan ligatinave, në…

1 hour ago

This website uses cookies.