Qeveria shqiptare i ka hapur rrugën krijimit të forcës së rezervistëve, pasi ka miratuar projektligjin që rregullon funksionimin dhe organizimin e një force të tillë.
Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu prezantoi para anëtarëve projektligjin për “Për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në Republikën e Shqipërisë”.
Gjatë fjalës së tij, Vengu u ndal tek mënyra e funksionimit, organizimit si dhe impakti financiar i projektligjit.
Vengu nënvizoi se ky projektligj është i shumë pritur qoftë nga Forcat e Armatosura dhe nga të gjitha strukturat e ministrisë së Mbrojtjes.
“Qëllimi i nismës ligjore është kompletimi i strukturës së shërbimit ushtarak rezervë në FA pasi vetë koncepti i shërbimit rezervë parashikohej prej vitesh”- tha Vengu.
Ministri shtoi se ka ardhur momenti që Shqipëria të mund të mobilizojë dhe forcën e saj rezervë, duke synuar rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes, për të përmbushur me sukses operacionet në të cilat Forcat e Armatosura përfshihen. Sipas ministrit është një praktikë e konsoliduar në të gjitha vendet e NATO-s.
“Kjo ndërhyrje mbështete në objektivat e nivelit të lartë dhe planit afatgjatë të Forcave të Armatosura dhe qeverisë shqiptare, pasi do të mundësojë ngritjen e një trup e rezerviste bashkëkohore në përgjigje të kërkesave edhe të organizatës së traktatit të Atlantikut të Veriut duke rritur numrin e këtij komponentit deri në 20% të forcës aktive aktuale”- tha Vengu.
Vengu nënvizoi se “sfidat e dekadës së ardhshme parashikohet të jenë në rritje prandaj duhet rritur gatishmëria dhe kapacitete e Forcave të Armatosura, ndërkohë që është i nevojshme zhvillimi i një force rezerviste që integrohet në forcën aktiv me role dhe detyra të reja të përcaktuar më qartë”.
Ministri tha se sipas një plani afatgjatë, “deri në vitin 2030 parashikojmë që numri i personelit rezervist të jetë 2100 vetë, nëse kushtet dhe mjedisi i sigurisë nuk kërkojnë rritje eventuale të tij”.
“Pika e dytë zbatimi me faza i këtij projektligji, parashikon inkuadrimin e komponentëve rezervistë si pjesë e strukturës së forcës aktive me riorganizimin e forcave dhe parashikimin e strukturave përkatëse që do të inkuadrojnë personelin rezervistë në repartet dhe strukturat e Forcave të Armatosura.
Më pas është zhvillmi dhe kualifikimi i forcës rezerviste. E treta përfshirja eventuale e tyre në misione jashtë vendit, siç Republika e Shqipërisë ka në disa vende aleate”- tha Vengu.
Sipas ministrit Vengu, kohëzgjatja e shërbimit rezervist parashikohet të jetë mes 14 ditëve dhe 45 ditë në vit duke nënkuptuar zgjatjen në bazë të një kontrate të nënshkruar.
“Ky afat është parashikuar i tillë në bazë të standardeve të shumë vendeve të NATO-së, dhe shtetasit që do të bashkohen do të nënshkruajnë kontratën për shërbimin ushtarak në rezervë për një periudhë jo më pak se 2 vite më të drejtë rinovimi.
Gjatë kohëzgjatjes së shërbimit si rezervist, projektligji parashikon që subjektet shtetërore dhe private në rastet kur njoftohen apo u kërkohet aktivizimi i stafeve janë të detyruar të japin leje për periudhën e kërkuar”- tha Vengu.
Duke u ndalur tek burime financiare, ministri Vengu tha se janë parashikuar në projektbuxhetin e vitin 2025.
“Kostoja fillestare 1.6 miliardë lekë e cila është parashikuar për projektbuxhetin 2025 deri në 2027 për të arritur një kapacitet operacional fillestar”- tha Vengu.
Ministri theksoi se Forcës Rezveriste kanë të drejtë t’i bashkohen shtetas shqiptarë që nuk janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë dhe nuk kanë mbushur moshën 50 vjeç për rastin e ushtarëve, 55 vjeç për rastin e nënoficerëve dhe 60 vjeç për rastin e nënoficerëve.
“Ata mund të jenë nga dy kategori, qoftë ish-ushtarakë si dhe ata shtetas që nuk kanë kryer shërbim ushtarak më parë por dëshirojnë të japin kontributin e tyre si ushtarakë të shërbimit në rezervë”- tha ministri.
Vëngu shtoi se synojmë të kemi dhe një program të dedikuar sa i përket rezervistëve në diasporë.
Sa i takon pagës, ministri Vengu nënvizoi se trajtimi me pagë është marrë për referencë paga mestarë ditore e ushtarakë.
“Parashikohet për 11 kategoritë e ushtarakëve dhe kemi një përllogaritje aktuale, do të jenë të linjëzuar me ushtarakët aktive, kosto ditore 4600 lekë të reja, pa përfshirë kostot e tjera që i shtohen kësaj page. E gjithë kjo kosto parashikohet në projektbuxhetin afatmesëm të 3 vjeçarit që vjen”- tha ministri.
Figura historike që revokojnë periudhën e pavarësisë dhe çlirimit u ekspozuan në mjediset e Muzeut…
Panairi i Karrierës dhe i Punës mblodhi në Shkodër grupet e interesit, shkollat e mesme…
Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve, në kuadër të Javës…
Megjithëse Vllaznia arriti të marrë një fitore ndaj Teutës pasditen e së shtunës në “Loro…
Atmosfera e festave të nëntorit ka përfshire qytetin e Lezhës, i cili është veshur më…
Avionët e Guardia di Finanza dhe dronët e policisë shqiptare kanë asgjësuar 109 104 bimë…
This website uses cookies.