Vengu: Forcat e Armatosura mision në malin e Korabit për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në zonat e thella të vendit

 Ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu tha sot se ndërkohë që Shqipëria feston 80-vjetorin e Çlirimit, Forcat e Armatosura dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë në krye të detyrës, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar në zonat e thella të vendit.

“Gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në Malin e Korabit në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar. Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, rezultoi i suksesshëm duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm. Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi. Falënderim i veçantë për heronjtë tanë të Forcave të Armatosura”, tha ministri në një postim në Facebook.

Gjatë ditëve të Festave të Nëntorit nuk kanë munguar edhe urimet e Forcave të Armatosura me mision jashtë vendit.

“Nga Letonia e largët ku kontribuojnë për paqen dhe sigurinë në kuadër të Aleancës së NATO-s, heronjtë tanë, pjesëtarët e Forcave të Armatosura Shqiptare sjellin në Shqipëri mesazhet e festave që na mbushin me shpresë dhe krenari”, u shpreh ministri Vengu në një postim pak ditë më parë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.