“Venus!”, trashëgimia fotografike në “Marubi”/Ekspozitë me imazhe nga arkivi i Gegë Marubit, Pjetër Rraboshtës dhe Dedë Jakovës

maru

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” u çel ekspozita “Venus!”, e kuruar nga Lek M. Gjeloshi. Ajo sjell imazhe nga arkivi i tre mjeshtrave të fotografisë Gegë Marubi, Pjetër Rraboshta dhe Dedë Jakova duke ndjekur gjurmët e një skulpture që shfaqet në repertorin e tyre.

Në qendër të ekspozitës është Shtëpia e Mark Kakarriqit në Shkodër, e njohur më vonë si Shtëpia e Pionierit, ku janë zhvilluar ngjarje të rëndësishme historike dhe artistike. Një nga momentet kyçe është ai i vitit 1940 me inskenimin e “Dasmës shkodrane” për Institutin “Luce”, një dokumentar që nuk u realizua kurrë.Kjo është ekspozita e parë për vitin 2025 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 1 qershor, duke ofruar një rrëfim të veçantë mbi historinë dhe artin e fotografisë shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.