Veprat e artit në hapësirat publike, artistët i vlerësojnë këto vepra pasi i shërbejnë edhe qytetarëve
Shkodra është e njohur ndryshe si qyteti i artit dhe kulturës, ku ndër vite ka prodhuar artistë të njohur , por edhe vepra arti, të cilat janë të vendosur në hapësirat publike.
Artistët i vleresojnë këto vepra pasi i shërbejnë edhe qytetarëve për t’u njohur dhe edukuar .
Një vëmendje e shtuar duhet t’i kushtohet edhe mirëmbatjes së tyre.
Qyteti i Shkodrës ka pasur një rritje të artistëve të rinj në vazhdimësi, por kulmin e saj e ka pasur me artistët Kolë Idromeno , Simon Rrota, Andrea Kushi etj, të cilët pasuruan fondin jo vetëm të Shkodrës, por atë mbarëkombëtar.