Veprimtari artistiko-sportive për Renato Gecin/ Dy vite më parë do të humbiste jetën 21-vjeçari i pafajshëm
Dy vite më parë do të humbiste jetën si rezultat i një ngjarje kriminale, i riu i pafajshëm 21-vjeçar Renato Geci në Londër të Anglisë. Përmes një nisme sportive, artistike dhe bamirësie shokët e tij e kanë përkujtuar me disa veprimtari të organizuara në të gjithë bashkinë Vau i Dejës.
Fondi i mbledhur përmes kutive të kursimit, të vendosura në biznese, shkoi për 40 familje në nevojë kryesisht produkte ushqimore dhe fëmijët autikë. Organizimi u mbështet maksimalisht dhe nga Bashkia e Vaut të Dejës.Pjesë e organizimeve ishte zhvillimi i një konkursi pikture me nxënës të shkollës 9-vjeçare “Dom Luçiano Agustini” ku fituese u shpall Ester Gjoni ndërsa pati edhe veprimtari të tjera artistike dhe sportive.
Qëllimi i kësaj nisme ishte lartësimi i figurës së të riu me talent në fushën e
artit dhe sportit për aq kohë sa ishte në vendlindjen e tij, por edhe për t’i bërë thirrje rinisë që ta ndërtojë të ardhmen në atdhe dhe të mos e shohë emigrmin si e vetmja zgjidhje për një jetë më të mirë.