Lajme

“Vepro gjelbër tani dhe për të ardhmen”, Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut me mesazhe humanizmi

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut nisi të hënën në Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi.

Artistë, kineastë, shkrimtarë dhe diplomatë morën pjesë në ceremoninë e hapjes që e priti publikun me tinguj muzikë të luajtur nga banda muzikore e personave me aftësi të veçanta  “The door”.

Duke prezantuar temën e sivjetshme të festivalit, “Vepro gjelbër tani dhe për të ardhmen” drejtori ekzekutiv, Kujtim Çashku, ua la skenën miqve dhe partnerëve të festivalit ndërsa përshëndeti artistët e veçantë.

Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato u shpreh se në një botë të polarizuar, kinemaja ofron një mundësi unike, për të zhvilluar humanizmin dhe për të marrë veprime kolektive për të mirën e përbashkët, ndaj nuk është rastësi që Bashkimi Europian është partner i festivalit.

“Tema e festivalit është një kujtesë e fuqishme, për përgjegjësinë për të mbrojtur planetin, sepse kemi vetëm një planet. Programet në Shqipëri theksojnë rëndësinë e gërshetimit të zhvillimit ekonomik me qëndrueshmërinë afatgjatë dhe me ruatjen e biodiversitetit”, u shpreh Gonzato.

Ndërsa kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se festivali e ka bërë Kinostudion nga vend periferik në një epiqendër  të një debati, të një diskutimi, të një provokimi të mendimit intelektual.

“Ndonjëherë filmi na sjell realitete të largëta afër, na sjell atë që ndodh në Ukrainë dhe barbarizmin e agresionit rus. Gjërat që në përditshmërinë tonë janë të padukshme një film i nxjerr në pah dhe na provokon të gjithëve edhe në vendimmarrje”, theksoi Veliaj.

Filmi suedez “Blix not bombs” nga Greta Stocklassa çeli siparin duke sjellë në vëmendje rolin e diplomatit Hans Blik në raportet mbi  Irakun në vitet 2000 dhe çështjen e armëve të shkatërrimit në masë.

41 filma do të shfaqen në Tiranë, në COD, te Marubi, në kinemanë “Maks Velo”, te Akademia e Sigurisë, te shkolla e Magjistraturës, te Autoriteti i dosjeve etj,  duke sjellë në vëmendje përmes këtij festivali perceptime dhe reflektime, mbi njeriun, ligjin dhe shtetet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

6 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

7 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

8 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

8 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

8 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

8 hours ago