Një vjeshtë me temperatura atipike, të larta dhe me mungesë të reshjeve. Është kjo, ajo që kemi parë gjatë dy javëve të para të muajit tetor, edhe pse kemi trokitur në stinën e artë.
Meteorologia, Rezarta Xhakollari thotë se do të ketë një ulje të lehtë të temperaturave duke nisur nga dita e hënë shoqëruar me reshje shiu që do të zgjasin deri ditën e mërkurë.
“Do të jetë dita e martë ajo që do të na ndjejë pak vjeshtën pasi do të ketë reshje në të gjithë territorin e Shqipërisë ku dhe do të ndjehet rënia e temperaturave. Rënia do të jetë me 7 -8 gradë, deri në mes javë, pas ditës së mërkurë do të kemi sërish ditë me diell. Të premten e javës që vjen termometri do të shënojë sërish 30 gradë, një anomali që ky tetor po na e rezervon”, shprehet Xhakollari.
Dhjetëditëshi i fundit i tetorit duket se do të na tregojë zyrtarisht vjeshtën.
“Pas datës 20, pra dhjetëditëshin e fundit pritet të kemi vjeshtën e vërtetë. Do të kemi reshje shiu si edhe rënie të temperaturave”, tha ajo.
Ky tetor ka thyer pritshmëritë jo vetëm në Shqipëri por edhe Europë, që ka treguar për një verë të tejzgjatur.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.