Vera konsumohet më shumë se rakia, prodhimi vendas rritet, por shqiptarët preferojnë verërat italiane

Gjatë viteve të fundit prodhimi i rakisë, pijes tradicionale shqiptare po shënon pikun, por konsumi i saj ka ardhur në rënie. Shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më tepër pije të tjera alkoolike, siç është vera.

Presidenti i organizatës shqiptare të Sommelerisë, Dashamir Elezi, e sheh si pozitiv këtë trend, veçanërisht sa i përket ndikimit në shëndet.

“Alkooli në verë është disi më i reduktuar dhe në këtë rast edhe trupi na asimilon më pak alkool.Dhe kjo do jetë më e shëndetshmë dhe me shumë rëndësi është që konsumimi të jetë në masë”, shpreh Elezi.

E ndërsa konsumi në përditëshmëri i rakisë ka rënë, të shumtë janë ata që e blejnë si dhuratë këtë pije karakteristike për vendin tonë. “Ata blejnë raki specifike, dhe për fat të mirë në vendin tonë ka shumë raki të tillë.

Sa i përket verërave, konsumatori shqiptare preferon produkte të importit, megjithatë sipas sommelierit Dashamir Elezi nuk është larg dita kur vëmendja do të zhvendoset tek prodhimet vendase.

Akoma kemi dëshirën për të konsumuar verërat e huaja në vendin tonë dhe verërat më të konsumuara janë ato që vijnë nga Italia. Fatmirësisht prodhuesit e vendit kanë bërë një zë të madh në cilësi dhe besoj që brenda 4 apo 5 vitesh vera shqiptare do të zërë vend vendin e saj në tregun shqiptar”, shtoi ai.

Në Shqipëri ka mbi 12 mijë hektarë vreshta. Ndonëse prodhimi vendas i verës ka shënuar përmirësime sa përket cilësisë, sërish tregu kryesohet nga produktet e importit, ku vendin e parë e zë Italia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.