Gjatë viteve të fundit prodhimi i rakisë, pijes tradicionale shqiptare po shënon pikun, por konsumi i saj ka ardhur në rënie. Shqiptarët po preferojnë gjithnjë e më tepër pije të tjera alkoolike, siç është vera.
Presidenti i organizatës shqiptare të Sommelerisë, Dashamir Elezi, e sheh si pozitiv këtë trend, veçanërisht sa i përket ndikimit në shëndet.
“Alkooli në verë është disi më i reduktuar dhe në këtë rast edhe trupi na asimilon më pak alkool.Dhe kjo do jetë më e shëndetshmë dhe me shumë rëndësi është që konsumimi të jetë në masë”, shpreh Elezi.
E ndërsa konsumi në përditëshmëri i rakisë ka rënë, të shumtë janë ata që e blejnë si dhuratë këtë pije karakteristike për vendin tonë. “Ata blejnë raki specifike, dhe për fat të mirë në vendin tonë ka shumë raki të tillë.
Sa i përket verërave, konsumatori shqiptare preferon produkte të importit, megjithatë sipas sommelierit Dashamir Elezi nuk është larg dita kur vëmendja do të zhvendoset tek prodhimet vendase.
“Akoma kemi dëshirën për të konsumuar verërat e huaja në vendin tonë dhe verërat më të konsumuara janë ato që vijnë nga Italia. Fatmirësisht prodhuesit e vendit kanë bërë një zë të madh në cilësi dhe besoj që brenda 4 apo 5 vitesh vera shqiptare do të zërë vend vendin e saj në tregun shqiptar”, shtoi ai.
Në Shqipëri ka mbi 12 mijë hektarë vreshta. Ndonëse prodhimi vendas i verës ka shënuar përmirësime sa përket cilësisë, sërish tregu kryesohet nga produktet e importit, ku vendin e parë e zë Italia.
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në sesionin "Mënyra se si do të udhëtojmë" në…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën (22 janar) shpërndarjen e mandateve për parlamentaret e…
Gazetarja Flora Xhemani Baba, ish studente e universitetit të Shkodrës u rikthye në auditore, këtë…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka vizituar sot Myftinë e Shkodrës, ku është takuar…
Në zonat malore janë rikthyer reshjet e dëborës. Në akset Lepushë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës…
This website uses cookies.