Vera, stina e “krizës” për gjak

Muajt e verës shënojnë nivelet më të ulta të rezervave për gjak nëpër spitale dhe bankën e dhurimeve.
Vëmendja e dhuruesve vullnetmirë në institucionet shtetërore shpërqëndrohet për shkak të pushimeve, ndërkohë që numri i aksidenteve rrugore rritet.
Sot arrijnë të mblidhen 13 dhurime për 1000 banorë nga 18 dhurime qe duhet të ishte idealja.
Vendimi i këshillit të ministrave për të shpërblyer punonjësit vullnetmirë të administratës me dy ditë pushim nëse dhurojnë gjak, ka ndikuar në një rritje prej vetëm 15 dhurime për 1000 banorë, ose 7% të dhurimeve vullnetare. Kjo është e mjaftueshme për të mbuluar vetëm 25% të nevojave totale.
Në prag të ditës botërore të dhurimit vullnetarë të gjakut mjekët kërkojnë më shumë përkushtim ndaj nevojave për gjak sidomos gjatë sezonit veror kur rezervat bien ndjeshëm.