Verdiktet e Europa League: 8 skuadra kualifikohen, faza Play Off premton spektakël
Kanë përfunduar ndeshjet e fazës së grupeve të Europa League dhe janë përcaktuar emrat e tetë skuadrave që janë kualkifikuar në fazën e 1/8-ve të finales së këtij kompeticioni.
Atalanta, Bayer Leverkusen, Brighton, Liverpool, Rangers, Slavia Praga, Villarreal dhe West Ham kanë zënë vendin e parë në grupet respektive dhe kanë siguruar tashmë një biletë për në turin tjetër të turneut.
16 është numri i skuadrave që do të luajnë në Play Off-in e Europa League. 8 skuadrat që zunë vendin e dytë në grup në Europa League dhe 8 skuadrat që u renditën në vendin e tretë në grupet e Champions League. Çiftet e këtij raundi do të mësohen të hënën në mesditë, kur të hidhet shorti në Nion.
Skuadrat që u renditën të dytat në Europa League:
Freiburg (Gjermani)
Marseille (Francë)
Qarabag (Azerbaixhan)
Rennes (Francë)
Roma (Itali)
Sparta Prague (Republika Çeke)
Sporting Lisbona (Portugali)
Toulouse (Francë)
Skuadrat që zunë vendin e tretë në Champions League:
Benfica (Portugali)
Braga (Portugali)
Feyenoord (Holandë)
Galatasaray (Turqi)
Lens (Francë)
Milan (Itali)
Shakhtar (Ukrainë)
Young Boys (Zvicër)