“Veriu dhe thesaret natyrore të tij”/ Revista e njohur franceze fton turistët në Theth
Revista e njohur franceze e udhëtimeve, “À Vous Poitiers”, e cilëson Shqipërinë si një perlë për të apasionuarit e udhëtimeve. Për veriun revista ndalet në Parkun Kombëtar të Thethit: “rruga që të çon atje të ofron një pamje mahnitëse dhe përvojë të paharrueshme.
Veriu i Shqipërisë është gjithashtu vendi i traditave shekullore ku mund të takoni komunitetet lokale dhe të ndani një moment të përditshmërisë së tyre” –
“Për dashamirët e natyrës së egër dhe panoramave të lë pa frymë, një udhëtim në Shqipëri nuk do të ishte i plotë pa zbuluar veriun e vendit. Alpet shqiptare ofrojnë peizazhe me bukuri të papërpunuar, me male të larta, liqene akullnajore dhe lugina të thella. Shëtitja nga Valbona në Theth përmes një shtegu malor është një eksperiencë e paharrueshme për alpinistët. Vizitat në parqet kombëtare, si Thethi apo Valbona, ju lejojnë të vëzhgoni një faunë dhe florë të larmishme dhe të zhyteni në jetën e përditshme baritore të shqiptarëve malësorë”, shkuran revista e njohur franceze e udhëtimeve
Ndërsa kjo është ftesa për turistët nga revista e njohur franceze.