Veriu pa dëborë / Sipas ARRSH, pavarësisht uljes së temperaturave, nuk ka reshje
Prej 24 orësh në Qarkun e Shkodrës ka patur një ulje të ndjeshme të temperaturave. Mirpo moti vijon të jetë i kthjellët dhe nuk është shoqëruar me reshje shiu apo dëbore. Sipas Autoritetit Verior të Rrugëve, situata është nën kontroll, dhe firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e akseve kanë gati mjetet dhe kripën për ta hedhur në rast nevoje.
Akset Bogë-Theth, Hani Hotit-Tamarë, si dhe Tamarë-Vermosh vijojnë të kenë tëmperatura të ulëta, por pa prezencë dëbore thotë ARRSH, ndërkohë që vijon gadishmëria. Për ekspertët, java e fundit e muajit nëntor rrallë ndodh të jetë në këto kushte atmosferike, veçanërisht për zonën e Tethit apo të Vermoshit. Megjithatë ky shihet si një lajm i mirë për turizmin, ku bujtinat vijojnë të presin çdo ditë vizitorë të shumtë e veçanërisht gjatë fundjavës.