Veriut i shtohen 6 autoambulanca/ Ministria e Shëndetësisë: Ky donacion forcon kapacitetin në shërbimet shëndetësore
Flotës së autoambulancave të Veriut i janë shtuar 6 autoambulanca me zero kilometra, prodhim i vitit 2023 donacion i “Islamic Relief”.Ceremonia e marrjes në dorëzim u bë përpara bashkisë së Shkodrës, ku e pranishme ishte edhe Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu.Sot ne dhurojmë 7 autoambulanca gjithsej, ndër ta 6 I përkasin veriut të Shqipërisë dhe një autoambulancë do ti dhurohet bashkisë së Gramshit. Mendoj se kjo gjë do ti vijë në ndihmë sado pak sistemit shëndetësor ku me shtimin e numrit të autoambulancave do të jetë më e lehtë shpejtësia për të gjithë thirrjet për shpëtimin e jetëve.
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu tha se ky donacion forcon edhe më tej kapacitetin e transportit të pacientëve në shërbimet e nevojshme shëndetësore. Ndërkohë Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci teksa falenderoi donatorët tha se do të përmirësohet koha e e pritjes së urgjencës dhe cilësia e shërbimit në territorin e kësaj bashkie. Këto autoambulanca do të shpërndahen në spitalet rajonale të Veriut të Shqipërisë , 5 prej të cilave për qarkun e Shkodrës dhe një në Peshkopi.