0dc59e0188d94009b2f16ca5a3433373
Fitorja numër 48 në karrierë e Verstappenit, e 13-ta e këtij sezoni, më e rëndësishmja deri tani i ka dhënë titullin botëror për prodhues makinash, për të tretin vit radhazi Red Bull-it. Por pas kësaj arritje, Verstapen është edhe shumë pranë titullit kampion bote për pilotë. Vetëm tri pikë i duhen holandezit, në renditjen e përgjithshme për pilotë, kundrejt Perezit për të siguruar trofeun. Pas Çmimit të Madh të Japonisë, Verstapen ka 400 pikë, 177 më shumë se Perez, që ndodhet në vendin e dytë me 223.
Me 6 gara ende për t’u zhvilluar, 3 prej tyre kanë formatin Sprint që jep mundësinë e 8 pikëve për fituesin e minigarës së të shtunës. Nëse Verstapen e arrin fitoren e Sprintit të shtunën në Katar, mund të shpallet kampion bote. Por edhe nëse Max e vendos veten në mesin e 6 më të mirëve në Sprint, pavarësisht nga pozicioni i Perez, sërish shpallet kampion bote.
Dhe sigurisht që do të ishte një tjetër rekord sepse nuk kishte ndodhur më parë që një pilot kampion bote të kurorëzohej në një Sprint dhe jo në garën tradicionale të së dielës. Nëse ai nuk do të arrinte të merrte asnjë pikë në Sprint, Verstappen do të kishte ende pikët Çmimit të Madh për të kompensuar ato që i duhen për të siguruar titullin.
Pra edhe nëse Perez mund të fitojë gjithçka që mbetet, pra 3 Sprintet, 6 garat përfshirë edhe pikën e xhiros më të shpejtë, mund të shkojë maksimumi deri në 403 pikë, pa mundur ta kalojë dot holandezin.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.