a64b1ea59f95499abd20e332ded81816
Ferrari po feston ende fitoren e parë këtë sezon në Formula 1, të arritur nga Carlos Sainz në Çmimin e Madh të Singaporit 2023 pas një strategjie perfekte. Por ai që pagoi çmimin më shtrenjtë në këtë garë, përveç Mercedesit të George Russellit dhe Leëis Hamiltonit, ishte Max Verstappen. Holandezi pa të ndërpritet seria e tij prej dhjetë fitoresh radhazi.
E megjithatë holandezi i Red Bullit është i vetëdijshëm se ka një avantazh shumë të madh në renditje dhe se në javët e ardhshme do të arrijë të sigurojë titullin e tretë botëror, duke besuar gjithnjë në potencialin e makinës së tij Red Bull.
Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, nuk tregoi as shqetësimin më të vogël për suksesin e Ferrarit të Carlos Sainz, madje ironizon: “Ata mund të fitojnë një garë, ska problem, për mua gjithçka është në rregull. Ishte një fundjavë vërtet e ndërlikuar, kështu që pikët që fituam janë gjithnjë në favorin tonë”.
Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…
Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…
Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…
Liga e Kampioneve, faza e 16-shes, në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…
Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…
Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…
This website uses cookies.