Verstapen, më i paguari në F1

e848acecfaac4d12a4a22c0890ae605c

e848acecfaac4d12a4a22c0890ae605c

Max Verstappen, nuk është vetëm i pari në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë në botërorin 2023 të Formula 1. Por ai është edhe në krye të listës së pilotëve më të paguar në këtë sport, falë pagës së tij vjetore nga e cila përfiton 52 milion euro. Piloti i Red Bullit bëhet kështu një nga sportistët më të paguar në botë. Në vend të dytë ndodhet Hamilton, që përfiton 32 milion euro, ndërsa piloti tjetër i Mercedesit, George Russell, ndodhet në vendin e tetë me 7,5 milion euro në vit. Vendin e tretë e mban piloti i Ferrarit, Charles Leclerc me 23 milion euro.

Lando Norris ka një përfitim vjetor prej 18,5 milion euro dhe është njëri prej 4 pilotëve që kalon kufirin prej më shumë se 12 milion euro në sezon. Mjafton të mendosh se Verstappen paguhet pesë herë më shumë se shoku i tij i skuadrës Perez, që ka të njëjtën pagë sa piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz, pak më shumë se 9 milion euro. Në fashën e pagesës prej 5,7 milion euro gjejmë pilotët, Valterri Bottas dhe Esteban Ocon. Fernando Alonso, Pierre Gasly e Kevin Magnussen ndodhen në kuotën e 4,5 milion eurove në sezon, ndërsa Alex Albon merr 3 milion euro.

Në kuotën e 2 milion eurove ndodhen katër pilotë, konkretisht, Stroll, Hulkenberg, Zhou e Piastri. Në fund dy pilotët e AlphaTaurit,  Yuki Tsunoda e Daniel Ricciardo me 920 mijë euro, që së bashku me Logan Sargeant të Ëilliamsit, janë pilotët që kanë pagat më të ulëta në Formula 1.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.