2fd8503ec80e48d8be8a54cca52408ae
Stacioni i 21-të i këtij Botërori të Formulës 1 është Çmimi i Madh i Brazilit, që ka zhvilluar të premten provat zyrtare të tij dhe Maks Verstapeni do të niset nga vendi i parë në garën e madhe të së dielës, pasi ka qenë më i shpejti në këto prova zyrtare. Në fakt, ndonëse kanë nisur me mot të thatë, por të vrenjtur, këto prova janë mbyllur afro 5 minuta më herët, për shkak të erës së madhe dhe prishjes së kohës.
Në seancën e parë të këtyre provave zyrtare, u eliminuan dy makinat “Alfa Romeo” të Zhu Guanjusë dhe Valteri Botasit, dy makinat “AlfaTauri”, të Daniel Riçiardos dhe Juki Tsunodës, dhe “Uilliams”-i i Logan Sarxhentit. Në seancën e dytë u eliminua edhe “Uilliams”-i i mbetur i Aleksandër Albonit, por dy makinat “Alpine” të Sebastian Okon dhe Pjer Gaslisë dhe dy makinat “Haas” të Kevin Magnusenit dhe Niko Hulkenbergut.
Dhe përpara se stuhia të godiste pistën e Interlagosit, Verstapeni regjistroi kohën 1 minutë, 10 sekonda e 727 të mijëtat, duke mos u arritur dot nga të tjerët, teksa më pas seanca e 3-të e provave zyrtare u ndal nga flamuri i kuq, për t’u ndërprerë përfundimisht për shkak të motit të keq.
Sharl Lëklerku do të niset nga vendi i dytë, ndërsa nga radha e dytë do të nisen dy makinat “Aston Martin”, të Lens Strollit dhe Fernando Alonsos, nga radha e 3-të dy “Mercedes”-ët e Ljuis Hemiltonit dhe Xhorxh Rasëllit, nga radha e 4-t “MekLaren”-i i Lendo Norrisit dhe “Ferrari” i Karlos Sainzit, ndërsa nga radha e 5-të “Red Bull”-i i Serxhio Perezit dhe “MekLaren”-i i Oskar Piastrit. Këto prova zyrtare u sollën drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, që do të sjellë të shtunës, duke nisur nga ora 19:30, edhe garën Sprint, por edhe të dielën garën e madh, duke nisur nga ora 18:00.
PROVAT ZYRTARE
Reshti i parë
Rreshti i dytë
Rreshti i tretë
Rreshti i katërt
Rreshti i pestë
Rreshti i gjashtë
Rreshti i shtatë
Rreshti i tetë
Rreshti i nëntë
Rreshti i dhjetë
Një 28-vjeçar është arrestuar në aksin “Vau i Dejës–Shkodër”, si rezultat i një operacioni të…
Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Rreth orës…
Policia braziliane ka deklaruar se ka parandaluar një sulm me bombë të planifikuar në koncertin…
Ka dështuar edhe në përpjekjen e 11-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në seancë të…
Në Akademinë e Sigurisë, me rastin e Ditës së Dëshmorëve, u zhvillua një ceremoni përkujtimore…
Pas plot 20 vitesh të kaluara në Liverpul ka ardhur momenti për tu larguar. Trent…
This website uses cookies.