Maks Verstapeni ka veçuar “MekLaren”-in si skuadrën të cilën ai do ta mbajë në qendër të vëmendjes në prag të sezonit të ri të Formulës 1, duke deklaruar se ecuria e tyre përgjatë 2023-shit ishte nga më mbresëlënëset nga të gjitha rivalet e “Red Bull”-it. “MekLaren”-i nuk arriti të merrte asnjë pikë pas dy garave të para sezonin e shkuar, por një ristrukturimi teknik dhe një paketë e madhe përmirësimi në mesin e sezonit, e çoi Lando Norrisin dhe Oskar Piastrin drejt betejave për podiumin dhe shumë pranë një fitoreje që sidoqoftë nuk u materializua.
Por duke parë përqindjen e ecurisë dhe konkurrencës së skuadrës me bazë në Uoking, kampioni i trefishtë i botës në këto 3 sezonet e fundit mendon se “MekLaren”-i ka potencialin të bëjë një nisje mjaft të mirë të 2024-ës. “Ne ishim e vetmja skuadër që ishte me të vërtetë të qëndrueshëm në paraqitjen tonë, – ka deklaruar Verstapeni, duke vijuar: “Pas nesh pati shumë luhatje, teksa një herë na afrohej një skuadër e herë një tjetër dhe këtu ishte e gjithë beteja që zhvillohej pas nesh”.
“Por gjithçka do të varet sesa do të përmirësohen skuadrat gjatë periudhës dimërore. Ajo që unë mendoj se ishte më mbresëlënëse pas nesh, nga mënyra sesi e nisi dhe sesi e mbylli, ishte padyshim “MekLaren”-i dhe unë pres që ajo skuadër të jetë mjaft e fortë në sezonin e ri”, – ka përfunduar piloti holandez i “Red Bull”-it, Maks Verstapen.
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është paditur për shpifja nga ish-drejtori i…
Sot ajo që njihet si shkalla e parë e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ish-ministri i Mbrojtjes, Joav Galant dhe lideri i Hamasit, Mohamed…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani do të jetë mbrëmjen e së premtes…
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
This website uses cookies.