Verstappen për makinën e re: Jam i emocionuar dhe i padurueshëm
“Jam i emocionuar dhe i padurueshëm. Më në fund të shohësh një makinë të re personalisht është gjithmonë mjaft emocionuese, por tani e vetmja gjë që ka rëndësi është të dal në pistë. Kështu që mezi pres të marr kontrollin e makinës në testet e javës së ardhshme në Sakhir, për të kuptuar se si sillet dhe për rrjedhojë çfarë perspektive mund të na ofrojë”. Këto janë fjalët e para të Max Verstappen përballë Red Bull RB20 me të cilin njëzet e gjashtë vjeçari, tri herë kampioni i botës, po përgatitet të startojë sërish si favorit i madh në Kampionatin Botëror që fillon të shtunën më 2 mars me Bahreinin.
Gjithashtu në të njëjtën linjë me kampionin është edhe Sergio Perez, i thirrur për të nisur me këmbën e djathtë. “Jam i lumtur që e shoh këtë si fryt të punës së bërë nga ekipi. Tani ne thjesht duam të shkojmë në rrugën e duhur, por jam i sigurt se kemi bërë hapa të tjerë në drejtimin e duhur dhe ka çdo arsye për të besuar se për ne do të jetë një sezon tjetër në nivelin më të lartë”.